Shkup, 28 prill – Moti sot në mëngjes do të jetë i ftohtë me temperatura të ulëta për këtë pjesë të vitit, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 14 deri në 22 gradë.
Në Shkup paradite moti do të jetë i freskët, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të ulet deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 20 gradë.
Gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme pasdite do të ketë rritje lokale të vranësirave, të dielën dhe të hënën me kushte për reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima të rralla. Temperatura ditore deri të dielën do të jetë në rritje.