Agjencia Zhurnal.mk.

Meris: Një grup pune në BE javën e ardhshme do të debatojë se si do të zbatohet dispozita e Marrëveshjes së Prespës për dokumentet e udhëtimit

Shkup, 11 shkurt – Ambasadori i Belgjikës në Maqedoninë e Veriut, Frederik Meris, paralajmëroi se një grup i punës në BE javën e ardhshme do të debatojë se si do të zbatohet dispozita nga Marrëveshja e Prespës, sipas së cilës nga 13 shkurti të gjitha pasaportat duhet ta mbajnë emrin Republika e Maqedonisë së Veriut. 

Meris në një intervistë për “Nezavisen”, të publikuar sot, vlerësoi se do të jetë keq nëse BE-ja nuk ka pozicion të përbashkët rreth zbatimit dhe nëse vendet anëtare vet vendosin se si do t’i trajtojnë qytetarët e Maqedonisë së Veriut me pasaporta të pavlefshme. 

“Ne ende nuk e dimë se si Belgjika do ta zbatojë ndryshimin dhe si do t’i trajtojë qytetarët tuaj pa pasaportë të vlefshme, ende nuk kemi përgjigje konkrete për këtë. Megjithatë, kjo është pjesë e përgjegjësisë së presidencës së BE-së. Ne do të kemi takim në fillim të javës së ardhshme në nivel evropian. Ekziston një grup pune në kuadër të BE-së që merret me çështje të tilla dhe do të punojmë për të përcaktuar një qëndrim të përbashkët për shtetet anëtare. Gjëja më e keqe do të jetë nëse ndodh që njerëzit të kalojnë përmes Hungarisë dhe Serbisë, ndërsa Austria të ketë një pozicion tjetër – kjo është diçka që ne duam ta shmangim. Kështu që, në thelb, po, ne duhet të kemi më shumë qartësi javën e ardhshme për këtë çështje”, tha Meris.

Nesër në mesnatë skadon periudha kalimtare prej pesë vjet, gjegjësisht dispozita nga Marrëveshja e Prespës, me të cilën nuk do të vlejnë pasaportat dhe dokumentet për përdorim ndërkombëtar, të cilat janë me emrin e vjetër të shtetit.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky