Shkup, 14 korrik – Ndryshimet kushtetuese janë çështje e brendshme, por nëse Maqedonia e Veriut nuk i pranon dhe nuk vazhdon të ecë në rrugën evropiane, përballet me rrezikun e izolimit. Do të ishte turp që Shkupi, pas një maratonë të vështirë, të pengohej në pengesën e radhës. Këtë e bëri të ditur dje në Shkup treshja evropiane e ministrave të Punëve të Jashtme të Austrisë, Çekisë dhe Sllovakisë – Aleksander Shallenberg, Jan Lipavski dhe Miroslav Vlahovski, duke nënvizuar se integrimi në BE duhet të jetë çështje e konsensusit kombëtar dhe se sa më shpejt të miratohen ndryshimet kushtetuese, aq më shpejt vendi do të arrijë në BE, ndërsa zgjedhjet e parakohshme do të ishin kundërproduktive.
Vizita, theksuan, ishte informative dhe në emër të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Zhozep Borel, ndërsa takimet me të gjithë spektrin politik në vend u vlerësuan të suksesshme. Me të gjithë ata që takuan, siç thanë ata, treguan se janë pro-evropianë dhe të vetëdijshëm për përgjegjësinë që ky është një moment i veçantë në zhvillimin e rrugës drejt BE-së.
Shefi i diplomacisë austriake Alexander Schallenberg tha se zgjidhja nuk do të vijë nga Brukseli, Vjena, Praga apo Bratislava, por mund të vijë vetëm nga Maqedonia e Veriut.
“Politikisht duhet të jemi të përgjegjshëm dhe para se gjithash të kihen parasysh interesat nacionale. Tani është momenti dhe ju bindim se nuk përzihemi në punët e brendshme të vendit. Mesazhi ynë është i qartë dhe i fuqishëm – ky është mesazh inkurajimi, nuk ka kohë për t’u humbur, do të donim të vazhdoni me ndryshimet e nevojshme kushtetuese që të filloni me bisedimet për anëtarësim. Të anulohet miratimi i amendamenteve do të thotë të anulohet aderimi i Maqedonisë së Veriut. Do të ishte e dëmshme që Shkupi, pasi që ka kaluar një maratonë të vështirë të pengohet në pengesën e ardhshme. Kemi kaluar një rrugë të gjatë bashkë dhe kemi tejkaluar shumë vështirësi”, tha Shelenberg.

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Jan Lipavski, tha se agresioni rus kundër Ukrainës ka ndryshuar dinamikën e procesit të zgjerimit të BE-së dhe vendi ka një mundësi të madhe për të përfituar nga kjo dinamikë në rritje, madje edhe këtë vit, me kusht që t’i miraton plotësimet në kushtetutë në lidhje me pakicën bullgare.
“Jemi të vetëdijshëm për ndjeshmërinë e kësaj çështjeje dhe qëndrimet si të opozitës ashtu edhe të pozitës janë vërtet të qarta për ne. I kemi dëgjuar komentet dhe shqetësimet e tyre, por jemi të bindur se nuk do të ketë situatë më të favorshme dhe kushte më të favorshme për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE se sa është tani, tha Lipavski.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovakisë, Miroslav Vlahovski, theksoi se integrimi në BE duhet të jetë çështje e konsensusit kombëtar.
Maqedonia e Veriut ka një mundësi unike për ta treguar këtë tani dhe duhet ta shfrytëzojë këtë moment. Kjo definitivisht nuk duhet humbur, aq më tepër që nuk ka alternativë tjetër për të përparuar më tej në aspektin e integrimeve evropiane”, tha Vlahovski.
Gjatë takimeve, Vlahovski tha se është theksuar se zgjedhjet e parakohshme janë kundërproduktive.
Të tre ministrat dje në Shkup patën takime me të gjithë aktorët politikë në vend.

Në takimin me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski, janë shkëmbyer mendime për rrjedhën e skriningut bilateral, si dhe për nevojën për ndryshime të Kushtetutës që dalin nga Korniza negociuese me BE-në”, informojnë nga kabineti i presidentit.
Të tre ministrat realizuan vizitëe dhe me liderin e opozitës Hristijan Mickoski. VMRO-DPMNE informoi se kryesia e partisë tha se nuk do të mbështeten ndryshimet kushtetuese nën diktim dhe se shteti duhet urgjentisht të fokusohet në përfundimin e reformave reale të sistemit që do të nënkuptojnë evropianizim të vërtetë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në paraqitjen e mbrëmshme në Tv 24, pa dhënë detaje, paralajmëroi se javën e ardhshme do të vijnë për vizitë edhe ministrat nga Franca, Gjermania dhe Polonia.
“Bashkimi Evropian erdhi sot në Shkup, sepse si duket nuk mjaftoi shkuarja në Bruksel për t’i thënë opozitës se nuk mund të arrijmë një marrëveshje më të mirë, së dyti, askush nuk do të mund të ndryshojë kurrë një presje të kornizës së negociatave. Korniza e negociatave nuk do të mund të ndryshohet kurrë, sepse është votuar nga 27 vende anëtare, për ta ndryshuar të gjithë duhet të thonë po, të thotë edhe Bullgaria”, tha Osmani.
Të tre ministrat vizituan vendin me iniciativën e përfaqësuesit të lartë për Punët e Jashtme të Bashkimit Evropian, Zhozep Borell, për të përcjellë qëndrimet zyrtare të BE-së në lidhje me çështjet që lidhen me dosjen tonë të anëtarësimit evropian.