Agjencia Zhurnal.mk.

Meta paralajmëron fitoren e VRMO ne Maqedoni: Programi ynë për Bujqësinë u aplikua me sukses nga kjo parti

Tiranë/Shkup, 8 maj – Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thotë se partia e tij do të aplikojë në bujqësi programin e partisë maqedonase VMRO që e zbatoi gjatë qeverisjes në vendin fqinj. Meta thotë se kjo parti do të fitojë zgjedhjet presidenciale.

Reagimi:

Kënaqësi të bisedoja sot nga pranë me Doktoreshë Silvana Bajramin, e cila nga dje është Kryetare e Komisionit për Bujqësinë dhe Ushqimin në Partinë e Lirisë.  Si një profesioniste e vërtetë dhe plot energji pozitive ajo do të dijë të luajë rolin e saj si pjesë e një ekipi të vendosur për të ndaluar shpopullimin, duke i dhënë mbështetjen e munguar qëllimisht fermerëve tanë.

Programi ynë për Bujqësinë dhe Ushqimin është fantastik. Ai bazohet në modelin e shkëlqyer maqedonas, në veçanti të aplikuar me shumë sukses nga VMRO dikur.

Me fitoren e VMRO të re sot dhe programin e tyre të jashtëzakonshëm për ringritjen e Bujqësisë duhet të rishikojmë në mënyrë edhe më ambicioze programin tonë duke filluar nga nesër.

Ndaj jemi të hapur për të gjithë profesionistët se kemi punë të mëdha përpara.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky