Agjencia Zhurnal.mk.

Meta planifikon shërbime abonimi pa reklama për përdoruesit e Instagram dhe Facebook në Evropë

Meta Platforms po synon të prezantojë shërbime abonimi pa reklama për përdoruesit e Instagram dhe Facebook në Evropë, thanë të martën dy njerëz të njohur me këtë çështje.

Disa plane u diskutuan për sa i përket çmimeve, por plani prej 10 eurosh në muaj është më i mundshmi, tha njëri prej burimeve, derisa sipas burimit tjetër, veçoria do të lansohet në muajt e ardhshëm, transmeton Telegrafi.

Propozimi është një përpjekje nga Meta për të respektuar rregulloret e Bashkimit Evropian që frenon Meta-n për të personalizuar reklamat për përdoruesit pa pëlqimin e tyre dhe të dëmtojnë burimin kryesor të të ardhurave.

Ofrimi i një zgjedhjeje midis një plani falas por me reklama dhe një abonimi pa pagesë, mund të bëjë që përdoruesit të zgjedhin të parin,  duke ndihmuar Meta-n të respektojë rregulloret pa ndikuar në biznesin e saj të reklamave.

Related posts

Teknologjia e re e inteligjencës artificiale e Google që “mund të gjejë syzet e humbura”!

D V

Për të qenë të qartë: TikTok dallon përmbajtjen e krijuar nga Inteligjenca Artificiale

D V

Vjen GPT-4o – çfarë thotë për këtë risi Mira Murati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky