Agjencia Zhurnal.mk.

Mexhiti dhe Aliu: Nuk japim dorëheqje! Shkarkimi i Abazit dhe Abdijut, hedhje vaj në zjarr nga BDI-ja

Shkup, 6 shkurt – Dy ministrat e ASH-së, Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu kanë thënë sonte se nuk do të japin dorëheqje nga pozitat e tyre. Kërkesa e Komisionit kadrovik të ASH-së për ndryshimin e ministrave, sipas Aliut, është anti statutare.

Mexhiti dhe Aliu u deklaruan se ministri tjetër Krenar Lloga nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë, duke shtuar se për shkarkimin e dy drejtorëve të kësaj partie, Bujare Abazi dhe Gazmend Abdija kanë votuar zëvendësministrat Vjollcë Berisha dhe Tiron Jajaga.

Aliu për këtë e akuzon BDI-në, zëvendësministrin e parë Artan Grubin dhe kryeministrit teknik, Talat Xhaferi.

“Artan Grubi pa mos i lexuar, i refuzonte ndërkaq kryeministri teknik vetëm bënte “amin”. Gjithashtu dua të ju njoftoj se që nga dje, një grup i Aleancës për Shqiptarët bëjnë presion të madh ndaj drejtorëve me qëllim që drejtorët të jenë në anën e tyre. Gjithashtu në seancën e sotme të Qeverisë, kishim një pikë të rendit të ditës – shkarkimin e dy drejtorëve nga Aleanca për Shqiptarët. Njëra është zonja Bujare Osmani, drejtor në SHA “Postat e Maqedonisë” dhe drejtori i dytë është Gazmend Abdija – drejtor në “Invest Macedonia”. Që të dy janë aktivist të Aleancës dhe ne këtë e shohim si hedhje të vajit në zjarr nga ana e BDI-së, ndërkaq për fat të keq janë dakorduar me dy zëvendësministra tanë – Tiron Jajaga dhe Vjollcë Berisha, të cilët për fat të keq votuan për shkarkimin e këtyre dy drejtorëve”, tha Aliu.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky