Agjencia Zhurnal.mk.

Mexhiti falënderon Vlera Gjakovën për mbështetjen e LVV-së ndaj LEN-it, thotë se ndryshimi i madh po vjen në Maqedoni

Shkup, 23 dhjetor – Izet Mexhiti nga Lidhja Europiane për ndryshim përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se ka takuar Vlera Gjakovën, ish-kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje për deputete në Kosovë. Mexhiti thotë se e ka falënderuar Gjakovën për mbështetjen që LVV-ja po i jep LEN-it.

“Sot kisha kënaqësinë e veçantë të takoj ish-bashkëpunëtoren time në Komunën e Çairit, ndërsa sot përfaqësuesen e Lëvizjes VETËVENDOSJE znj. Vlera Gjakova, me prejardhje nga Shkupi me të cilën mes tjerash biseduam për aktualitetin politik duke shpreh mirënjohjen time për mbështetjen që LVV për Lidhjen Europiane për Ndryshim.

Gjatë takimit mes tjerash, theks të veçantë zuri tema e fuqizimit të rolit të gruas në politikë.

Fryma e ndryshimit filloi në Kosovë, u përcoll edhe në Luginë, pa dyshim që NDRYSHIMI I MADH PO VJEN EDHE NË RMV!”, shkruan Mexhiti.

Ndryshe, Mexhiti në brifingun e djeshëm me gazetarët tha se në listën e kandidatëve për deputetë të opozitës shqiptare do të ketë përfaqësues edhe të Lëvizjes Vetëvendosje. A mund të jetë Gjakova një nga kandidatët e LEN-it për deputete?

Mexhiti falënderon Vlera Gjakovën për mbështetjen e LVV-së ndaj LEN-it, thotë se ndryshimi i madh po vjen në Maqedoni

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky