Agjencia Zhurnal.mk.

Mexhiti, Kasami dhe Gashi në xhami, takohen me mërgimtarët e Zvicrës

Bern, 2 dhjetor – Treshja opozitare, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi kanë vazhduar takimet me diasporën. Së fundmi kanë vizituar Biel/Bienne e Zvicrës, ku kanë takuar mërgimtarët shqiptarë në këtë vendbanim.

“Sonte patëm nderin të marrim pjesë në Biel/Bienne në manifestimin e organizuar me rastin e Ditës së Flamurit. Ishte emocion i veçantë të dëgjosh fëmijët e mërgimtarëve duke recituar gjuhën e bukur shqipe prindërit e të cilëve janë lindur e rritur në Zvicër. Pas manifestimit u ndalëm të bashkëbisedojmë me mërgimtarë të shumtë. Biseduam për kontributin e vazhdueshëm të diasporës, për inkorporimin e kuadrove shqiptarë të shkolluar dhe përgatitur në Zvicër, mënyrat si mund bashkërisht t’i eliminojmë arsyet për të cilat shqiptarët vazhdojnë t’i braktisin vatrat e tyre. U ndamë të kënaqur për faktin se bashkimi i opozitës shqiptare në Lidhjen Europiane për Ndryshim ka lindur një shpresë gjithandej për ta sjell ndryshimin”, thuhet në njoftimin e LEN.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky