Shkup, 8 maj – Izet Mexhiti nga VLEN në rrjetin social facebook, ka kërkuar nga komisionerët dhe vëzhguesit të jenë të vëmendshëm deri në kutinë e fundit.
“Komisionerë dhe vëzhgues, të gjithë ne i kemi sytë e veshët tek ju. Qëndroni maksimalisht të vëmendshëm deri në kutinë e fundit, deri në votën e fundit, sepse ky është rezultat historik! P.s. falenderim i posaçëm për diasporën e mrekullueshme të cilët erdhën dhe e përkrahën NDRYSHIMIN!”, ka shkruar Mexhiti.