Agjencia Zhurnal.mk.

Mexhiti: Një parti e dalur nga lufta që përfundon me komunitetet e vogla, është hap i parë drejt shkrirjes në VMRO ose LSDM (VIDEO)

Cyrih, 20 prill – Kryetari i LD-së, Izet Mexhiti, njëherit edhe bartës i listës në njësinë një, para mërgatës në Zvicës, respektivisht në tubimin madhështor në Cyrih tha se Ali Ahmeti e kandidoi për president Bujar Osmanin brenda natës dhe këtë e bëri për ta përçarë votën shqiptare.

Ai tutje tha se një parti që del nga lufta dhe përfundon me konceptin qytetar bashkë me komunitetet e vogla, është drejt shkrirjes në LSDM ose VMRO.

Mexhiti gjithashtu ka theksuar se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë ndjerë kurrë më të diskriminuar dhe fyer deri më tani.

“Shqiptarët e Maqedonisë dhe zonat e populluara me shqiptarë kurrë nuk janë ndjer më të fyer dhe diskriminuar, investimet dhe kapitali shkon për Maqedoninë Lindore ndërsa Ministrat e BDI-së janë figura pa asnjë kapacitet dhe përgjegjësi”, ka deklaruar Mexhiti.

Ai ka shtuar duke thënë se BDI dhe ministrat e saj po çalojnë dhe devalvojnë shoqërinë shqiptare duke investuar në kazino dhe korrupsion, aspekte destruktive ku në shumë rang lista jemi për faqe të zezë.

Në këtë tubim, të pranishëm ishin qindra mërgimtarë.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky