Agjencia Zhurnal.mk.

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Shkup, 30 prill – Kryetari i Lëvizjes Demokratike dhe kandidati për deputeti nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti ka reaguar pas njoftimeve se kandidatja për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkoka ka propozuar tribunal ndërkombëtar për luftën e 2001.

“Na vjen keq që me afrimin e zgjedhjeve, VMRO-DPMNE ju kthehet praktikave të vjetra të cilat menduam që i kanë harruar.

VMRO-DPMNE po vazhdon polarizimin me BDI-në dhe kjo është lojë bajate, e vjetëruar. Shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare.

UÇK është e SHENJTË për të gjithë ne dhe askush nuk guxon të prek aty”, shkruan Mexhiti në Facebook.

VMRO-DPMNE dhe BDI vazhdojnë përplasjet në lidhje se kush do të bëjë qeverinë e ardhshme.

VMRO-DPMNE ka njoftuar se do të bëjë koalicion me opozitën shqiptare VLEN, ndërsa nga BDI thonë se për qeverinë e ardhshme vendos populli.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky