Agjencia Zhurnal.mk.

Mickoski: Historikisht në Maqedoni ndikimi rus ka qenë i shprehur më së pakti, krahasuar me vendet tjera në Ballkan

Shkup, 13 mars – Kryetari i opozitares maqedonase VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, i ftuar në emisionin Klan Direkt, tha se historikisht në Maqedoninë e Veriut nuk ka pasur madje as nuk ka ndikim rus, krahasuar këtu me vendet e tjera të Ballkanit.

Mickoski shtoi se deklaratat e këtilla nga pushteti për një ndikim rus në vend, bëhen për të krijuar ndarje më të madhe politike tek qytetarët.

“Mënyra e ndarjes se disa parti jan pro evropiane e disa pro ruse, nga disa njerëz që janë ende në pushtet, bëhet thjesht për të defokusuar opinionin publik dhe mendojnë se në këtë mënyrë do të imponojnë një temë në publik dhe tani duhet të diskutojmë dhe debatojmë për atë temë dhe të themi se kush është për Bashkimi Evropian, e kush është kundër Bashkimit Evropian, as njëra dhe as tjetra nuk janë tema thelbësore dhe titulli është abstrakt, pse e them sepse historikisht ndikimi rus në Maqedoni është ndoshta më i vogli në Ballkan.
Pastaj, historikisht qytetarët e Maqedonisë e kanë parë më së shumti të ardhmen e tyre në kuadrin e Bashkimit Evropian dhe qytetarët e Maqedonisë kanë bërë ndoshta më së shumti nga të gjithë popujt në Evropën Lindore për të qenë pjesë e atij Bashkimi Evropian, por ajo që ka rëndësi është se kjo nuk është arritur akoma për shkak të çështjeve të ndryshme kryesisht për shkak të atyre bllokadave jo parimore që kemi pasur nga fqinjët tanë dhe më pas nga politikanët kriminelë që kanë qeverisur Maqedoninë deri më tani”, tha Mickoski.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky