Shkup, 20 shtator – Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, ka reaguar ndaj qëndrimeve të fundit të Nikolla Gruevskit në lidhje me zhvillimet politike në vend. Mickoski në një postim në Facebook thotë se “i vjen keq që ish-kryeministri ka vendosur të bëjë parodi publike dhe të shërbejë për defokusimin nga krimi i pushtetit aktual”.
Mickoski shkruan se nuk ka nevojë për dialog nëpërmjet mediumeve dhe se nuk e ka ndërmend të jetë pjesë e skenarit për krijimin e përçarjes në dobi të pushtetit.
“Një ditë kur të takohemi sy më sy do t’ju tregoj detajet nëse jeni gati t’i dëgjoni. Nuk do të lejoj të harrohet se çfarë po bën kjo qeveri kriminale për të qëndruar gjithnjë e më gjatë, duke krijuar një atmosferë ku humbet shpresa e qytetarëve për drejtësi. Nëse doni përçarje, ky është vendimi juaj, të cilin unë jam gati ta kundërshtoj, sepse nuk është betejë personale, por betejë për Maqedoninë, e cila po zhytet gjithnjë e më shumë në krim, ku gjithçka shkon kundër vullnetit të qytetarëve. Ndërsa ne politikanët jemi të zgjedhur nga populli dhe i përgjigjemi popullit për veprimet tona. Për Maqedoninë nuk duhet të ketë treg dhe marrëveshje nën tavolinë. Nuk do të lejoj marrëveshje personale në kurriz të interesit kolektiv. Ky nuk është viti 2018, kjo është një kohë tjetër”.
“Siç thuhet “e vërteta është herët a vonë do të dalë”, dhe të vërtetën e dimë unë dhe ti…, por duket se të tjerët që e thonë publikisht këto ditët e fundit, pak a shumë me zë të lartë dhe qartë, e di edhe atë”, ka shkruar Mickoski.