Agjencia Zhurnal.mk.

Mickoski: Ilindeni është themeli i shtetësisë

Shkup, 2 gusht – Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski uroi festën e 2 Gushtit – Ditën e Republikës duke theksuar se Ilindeni është simboli i luftës për liri dhe themeli i shtetësisë.

“120 vjet më parë, i udhëhequr nga ideali i lirisë, populli i Maqedonisë filloi epopennë, mbolli farën e mosbindjes dhe u kurorëzua me kryengritjen e parë të ASNOM-it dhe krijimin e shtetit të Maqedonisë. Të dy Ilindenët, ai në vitin 1903 dhe ai në vitin 1944, lanë gjurmë të pashlyeshe në kujtesën kolektive të Maqedonisë”, shkruan Mickoski në urim.

Mickoski në urim shton se Ilindeni është ylli udhërrëfyes i të gjithë ata që kanë ëndërruar dhe luftuan për pavarësinë e Maqedonisë më 8 shtator dhe do të vazhdojë të mbetet yll udhërrëfyes.

“Lufta për Maqedoninë nuk do të ndalet kurrë. Është e përjetshme ashtu siç është e përjetshme ideja për të ndërtuar një atdhe që është i barabartë me të gjithë nën këtë diell dhe që do të jetë i përparuar e i begatë”, shkruan Mickoski.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky