Shkup, 6 tetor – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i është përgjigjur Bullgarisë rreth çështjes së futjes së popujve në Kushtetutë.
Mickoski shprehet se mes dy shteteve duhet të ketë një reciprocitet, gjegjësisht nëse bullgarët futen në Kushtetutën e Maqedonisë, atëherë e njejta duhet të ndodhë edhe me popullin maqedonas në Bullgari, informon Zhurnal.
Ai sot në Kanal 5 u shpreh se i gjithë procesi është ibllokuar dhe këtë e konfirmoi Radev përshkak se Bullgaria insiston deklarata e Parlamentit bullgar të jetë pjesë e kornizës negociuese e cila do të ekzistojë gjatë ndonjë fillimi eventual të negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në.
Mickoski theksoi se për të kaluar kjo kërkesë e Bullgarisë tek ne, nevojitet 2/3 e shumicës të cilën Zaev nuk e ka, ndërsa VMRO-DPMNE nuk do të lejojë të kalojë nëse maqedonasit në Bullgari nuk hyjnë në kushtetutën e Bullgarisë.//Zhurnal.mk




