Agjencia Zhurnal.mk.

Mickoski në takim me Ndihmës Sekretarin e Shtetit amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike

Shkup, 30 nëntor – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, së bashku me nënkryetarët e partisë, Timço Mucunski dhe Vlado Misajlovski, ka pasur takim me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhejms O’Brajan.

Në takim, siç njoftuan nga VMRO-DPMNE, bashkëbiseduesit konfirmuan marrëdhëniet e mira dhe nevojën e shfrytëzimit të përfitimeve nga partneriteti strategjik me SHBA-në.

Mickoski theksoi se përveç anëtarësimit në Bashkimin Evropian, interesi strategjik i shtetit është edhe mbrojtja e simboleve kombëtare dhe identitare të popullit maqedonas dhe të Maqedonisë.

Mickoski pohoi nevojën për një luftë serioze kundër korrupsionit dhe krimit si dhe domosdoshmërinë e reformave sistematike që do të përmirësojnë standardin e shtetit.

Bashkëbiseduesit trajtuan edhe disa çështje me rëndësi rajonale.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky