Agjencia Zhurnal.mk.

Mickoski: Nuk kam besim në gjyqësi, por Spasovski duhet të përgjigjet për kaosin me dokumentet personale

Shkup, 15 shkurt – Kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski, në TV21 theksoi se nuk ka besim në prokurorinë dhe drejtësinë, por megjithatë konsideron se ish-ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski duhet të mban përgjegjësi për atë që ka bërë.

Sipas tij, prokurori i ri Ljupço Kotsarev tani ka mundësi të dëshmohet.

“Ja ku e ka shansin tash me këtë kallëzim penal të tregojë se në Maqedoni mund të sundojnë ligjet dhe se në Maqedoni mund të rikthehet besimi dhe besimi në institucionet”, tha Mickoski.

Ndryshe, sot VMRO ka paraqitur kallëzim penal kundër Oliver Spasovskit, i cili sipas tyre, si ish-ministër i Punëve të Brendshme është personalisht dhe drejtpërdrejt përgjegjës për kaosin me dokumentet personale.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky