Shkup, 15 shkurt – VMRO-DPMNE-ja do të koalicionojë me Izet Mexhitin, Bilall Kasamin, Afrim Gashin dhe Arben Taravarin. Këtë e deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në ClickPlus në TV21.
“Partneri ynë i dëshiruar është opozita shqiptare e konsoliduar, blloku të cilin e udhëheqin katër liderë të partive politike. Ata janë Mexhiti, Kasami, Gashi dhe Taravari dhe ne do të donim të bashkëpunonim me ata”, tha Mickoski.
Sipas tij, LEN dhe ASh do të mund të marrin nga 12 deri në 15 deputetë.