Agjencia Zhurnal.mk.

Mickoski propozon zgjidhje për pasaportat nëjtë si me lejet e vozitjes

Shkup, 14 shkurt – Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski kritikoi LSDM-në dhe BDI-në për kaosin e shkaktuar me pajisjen e qytetarëve me dokumente personale. Ai u bëri thirrje deputetëve të mbështesin nismën e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së për ndryshime në ligjin për dokumentet e udhëtimit siç u mbështet vazhdimi i afatit të lejeve të vozitjes Në këtë mënyrë sipas Mickoskit do t’i jepet fund golgotës së qytetarëve.

“I bëj thirrje deputetëve që t’i japin fund golgotës së qytetarëve të mos mbetemi të burgosur dhe të paraburgosur për shkak të politikave të këqija, politikat joshtetërore të Qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së. Të mos jemi të paraburgosur në këto 26 mijë kilometra katrorë”, tha Mickoski.

“Ka një mënyrë të vetme për t’i dhënë fund kësaj. Të mbështetet Ligji me të cilin do të vazhdohet vlefshmëria e dokumenteve personale, letërnjoftimeve dhe pasaportave”, shtoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky