Agjencia Zhurnal.mk.

Mickoski: Qeveria të ndërpres negociatat për identitetin, gjuhën dhe historinë maqedonase

Shkup, 28 Qershor – Qeveria duhet t’i ndërpresë negociatat për identitetin, gjuhën dhe historinë maqedonase, të kthehet nga Sofja dhe të thotë se negociatat do të vazhdojnë vetëm kur të ketë kushte për të ruajtur dinjitetin tonë, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës në komunën e Gjorçe Petrovit.

Mickoski theksoi se pret që qeveria menjëherë të ndalojë shitjen e interesave shtetërore dhe kombëtare maqedonase.

-Pres që të ndalojnë së shituri identitetin, kulturën, trashëgiminë, historinë maqedonase, pres që nga këta nëse mund t’i quaj zyrtarë maqedonas, këtë e pres. Të ndalemi menjëherë, të kthehemi nga Sofja dhe të themi se puna nuk është kryer, ndalemi në këtë moment, kur të krijohen kushtet atëherë do të vazhdojmë, në këtë moment padyshim nuk ka kushte me të cilat mund të ruajmë dinjitetin tonë. Këtë e pres, theksoi Mickoski.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky