Shkup, 9 dhjetor – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski, bashkë me nënkryetarin e VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, sot realizuan takim me ambasadorin e Republikës së Francës, Siril Bomgartner.
Në takim, siç bëri të ditur shërbimi për informim i VMRO-DPMNE-së, u hapën shumë tema, me çka u fol edhe për situatën aktuale politike dhe për integrimet e shtetit në BE.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së foli edhe për sfidat ekonomike me çka tregoi për shqetësimin dhe për krizën energjetike pasojat e së cilës janë nga menaxhimi joadekuat i politikave, ndërsa këtë e ndjejnë qytetarët në kurrizin e tyre.
Gjatë takimit kryetari i VMRO-DPMNE-së, siç është bërë e ditur në kumtesë, theksoi se qeveria aktuale nuk ka kapacitet të përballojë sfidat me të cilat përballen qytetarët. Ndërsa, me këtë del nevoja për zgjedhje të parakohshme parlamentare si dalje nga kriza aktuale.
“Shteti nuk guxon të bëhet peng i politikave të këqija të pushtetit dhe gjatë kësaj të bllokohet në dhomën e pritjes së BE-së dhe viktimë e kontestit me Bullgarinë i krijuar në kohë të qeverisë së Zoran Zaevit”, shtoi Mickovski.




