Shkup, 28 korrik – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski së bashku me nënkryetarët e VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunskin dhe Aleksandar Nikolloskin, si dhe sekretarin për bashkëpunim ndërkombëtar të VMRO-DPMNE-së, Stefan Andonovskin, realizoi takim me ambasadorin e Bashkimi Evropian në Maqedoni, Dejvid Gir.
“Në takim është biseduar për integrimin Në BE të Maqedonisë. Kryetari i VMRO-DPMNE-së i ka theksuar qëndrimet të cilat i ka partia dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë, që është integrimi dinjitoz me ruajtjen e identitetit, gjuhës dhe kulturës maqedonase, e jo një proces poshtërues që përfshin asimilim”, kumtoi pre shërbimi i partisë.
Mickoski gjatë takimit theksoi se Qeveria aspak nuk bën përpjekje për të gjetur zgjidhje si të tejkalohen krizat aktuale në Maqedoni.
Kryetari Mickoski theksoi edhe se Maqedonia po shkon në një drejtim shumë të keq me qeverinë e LSDM-së dhe BDI-së dhe se tekstualisht po fundoset në kriza. Nga gjendja katastrofale rrugëdalje janë vetëm zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen sa më shpejt.