Agjencia Zhurnal.mk.

Mickoski: Votojmë ndryshimet kushtetuese vetëm nëse marrim garanci nga BE dhe nëse BDI shkon në opozitë

Shkup, 8 qershor – “VMRO-DPMNE përmes koalicionit të gjerë qeveritar, pa BDI-në, do të hyjë në procesin e ndryshimeve kushtetuese vetëm me garanci nga BE-ja dhe SHBA-ja për identitetin maqedonas dhe për integrimin e shpejtë dhe të pakushtëzuar të vendit. Në të kundërtën nuk do të ketë ndryshime kushtetuese, tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski mbrëmjen e sotme në emisionin “Tema e ditës” në televizionin Sitel.

Mickoski gjithashtu konsideron se garancitë që ai kërkon nga Brukseli nuk nënkuptojnë ndryshim të kornizës negociuese, sepse në të nuk janë përmendur ndryshimet kushtetuese. Për veprimin e tyre të vonuar, thotë ai, duhet vetëm ndryshimi i konkluzionit të Këshillit të BE-së. Një mundësi e dytë do të ishte një rezolutë në organin më të lartë politik të Bashkimit Evropian për mbrojtjen e identitetit maqedonas. Ai thotë se për ta realizuar këtë do të duhet ofensivë diplomatike e faktorit ndërkombëtar kundër Sofjes zyrtare.

Kreu i VMRO-DPMNE-së mbeti i mendimit se BDI-së nuk duhet të ketë vend në qeverinë tranzitore. Njëkohësisht, një koalicion kaq i gjerë qeveritar, siç tha ai, nuk do të thotë amnisti për politikanët aktualë që dyshohen për krime.

Mickoski ka ripërsëritur edhe kërkesën për zgjedhje të shpejta të parakohshme në vjeshtë, me tri data të mundshme.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky