Agjencia Zhurnal.mk.

Mickovski kërkon 61 deputetë por harron që pa shqiptarët nuk mund të bëj Qeveri!

Shkup, 30 nëntor – Idetë nacionaliste dhe etnocentriste nga zyrat e VMRO-së nuk ndryshuan, por vazhduan me të njëjtin ritëm edhe me kryetarin e ri me mendësi të vjetër, Hristijan Mickovski, pasuesin e antishqiptarit Nikolla Gruevski. Dëshira e Mickovskit është e kahmotshme për të siguruar 61 deputetët numër ky i nevojshëm për të formuar qeveri pa pasur nevojë për ndonjë partner koalicioni, dhe kjo dëshirë kur vihet në opinion kuptphet qartazi se kreu i VMRO-së synon qeveri pa shqiptarët. Por, që kjo do të vazhdojë të jetë një dëshirë e tij e brendshme që do ta djeg prej jashtë e që nuk do të ketë mundësi teorike e as praktike ta realizojë, sepse qeveri pa shqiptarët nuk do të ketë. Shqiptarët janë popull shtetformues në Maqedoninë e Veriut, shkruan Zhurnal.

Mickovski po kërkon 61 deputetë në zgjedhjet e ardhshme që të de-faktorizojë partitë shqiptare –

“Numrat që kam unë dhe janë pjesë e matjeve partiake tregojnë qartë se ka vend për rritje dhe qartë tregojnë se VMRO-DPMNE mund të vijë në zgjedhjet e ardhshme dhe të shpresojë në një fitore të tillë, pra me 61 deputetë”.

Këtë e tha kryetari VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, në një intervistë për “Kanal 5”. Mickovski tregoi se përqindjet e besimit në partinë e tij janë 100 për qind.

“Për ne është shumë e rëndësishme të realizojmë synimet tona. Nga ana tjetër, qeveria është ajo që çdo ditë dhe puna e saj është para gjykatës së publikut. Është qeveria ajo që kryen politika në baza ditore ose të mira ose të këqija ose njerëzit e shohin atë. Nëse drejtoni një politikë që është e gabuar, mbështetja e marrë në zgjedhje bie. Ky është rasti me LSDM-në. Njerëzit shohin se nuk është dorëzuar dhe janë nën minimumin e tyre historik dhe VMRO-DPMNE është konsoliduar”, tha Mickoski.

VMRO-DPMNE po përgatitet për zgjedhje por me qasje të gabuar sërish me kartën e nacionalizmit-

Të përgatitesh për zgjedhje të parakohshme ose të rregullta parlamentare me një diskurs të nacionalizmit se do të bësh Qeveri vetëm me 61 deputet të VMRO-së, nënkupton që ende votuesin maqedonas e konsideron “dele” që hanë barë, sepse i madh e i vogël i moshuar e i ri e dinë të gjithë se pa shqiptarët nuk mund të ketë Qeveri.

Ndonëse, koncepti i njohur “shoqëri për të gjithë” i dështoi Zaevit dhe LSDM-së, pasi për shoqërinë maqedonase Zaev u shpall “tradhtar”, ndërkaq për shoqërinë shqiptare u shpall “mashtrues”, që vetëm shfrytëzoi votat shqiptare për të ardhur në pushtet, sërish trajtimi i shqiptarëve nga institucionet e vendit ishte po i ngjashëm me atë të qeverisjes së Gruevskit.

Por ky koncept i cili rezultoi të jetë i suksesshëm vetëm për një palë zgjedhjesh e që i shkaktoi edhe pensionim politik para kohe ish kryeministrit Zaev, por si duket do të përdoret po e njëjta formulë edhe nga Mickovski, sidomos pas lajmit që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare siç po kërkojnë nga kjo parti të jenë të parakohshme do të ketë edhe kandidat shqiptarë. Megjithatë, shqiptarët janë vetëdijesuar nga mashtrimi që e kishin e pësuar, ata kërkonin një politik pa dallim etnie që e bënë të “banueshëm” këtë vend, por edhe me qeverisjen e “shpëtimtarit” Zaev, ikja e të rinjve nuk kishte të ndaluar veçse shtohej më shumë.

Ndryshe, tani jemi në rrethana tjera që një koncept ti tillë u provua e u besua nga shqiptarët me çka ia mundësuan marrjen e pushtetit LSDM-së, por që në fund u zhgënjyen e u dëshpëruan shqiptarët, pa çka se edhe nga VMRO-ja do të ketë kandidatë që flasin shqip, shqiptarët nuk do të bëjnë gabimin e njëjtë. Sepse, kishin edhe deputetet shqiptarë nga LSDM-ja atë kohë shpëtimtarë, por gjendja nuk ndryshoi pothuajse fare.

Mickovskit po i pengon udhëheqja e institucioneve nga shqiptarët –

Kujtojmë që, Mickovski duke iu referuar ndikimit të Bashkimit Demokratik për Integrim, lidhur me vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare tha se kjo nuk varet nga askush tjetër përveç marrëveshjes së tij me kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Ndërkaq, Kovaçevski nuk mund të ishte kryeministër pa miratimin e BDI-së.

Mes tjerash ai thotë që e ardhmja e vendit duhet vetëm ta ndërrojë selinë nga BDI-ja të varet prej VMRO-së, harron që qytetarët janë ata që e kanë të ardhmen e vendit në dorë. Qytetarët të bëjnë kryeministër qytetarët të bëjnë azilant.

Por, e ardhmja e vendit krijohet në Kuvend, as në Reçicë sipas Mickovskit e as në seli të VMRO-së, Kuvendi është vendi në themelet e të cilit është Kushtetuta e vendit. Nuk mund të jesh mbi Kuvend nëse nuk shkel mbi Kushtetutë, e nëse e shkel Kushtetutën përfundimi i secilit mund të jetë në burgjet e vendit ose azilet e Hungarisë. /Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky