Agjencia Zhurnal.mk.

Mickovski në takim me Varhejin: Bisedime me BE-në menjëherë dhe pa kushtëzime plotësuese

Shkup, 27 prill – Bisedimet me BE-në duhet të fillojnë menjëherë, pa kushtëzime plotësuese nga cilado anë, ka porositur kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski në takim me eurokomisarin për zgjerim dhe politikë të mirë fqinjësore, Oliver Varheji, i cili po qëndron për vizitë në shtet.

“Në takim presidenti Mickovski theksoi se shteti ka bërë lëshime të mëdha që ta realizojë interesin e tij strategjik nacional për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Bisedimet me BE-në duhet të fillojnë menjëherë, pa kushtëzime plotësuese nga cilado anë. VMRO-DPMNE nuk do të pranojë mohimin e identitetit, gjuhës, vazhdimësisë historike dhe veçantisë maqedonase”, bëhet e ditur në kumtesën e shërbimit për informim të VMRO-DPMNE-së.

Mickovski dhe Varheji kanë diskutuar edhe për situatën aktuale politike – ekonomike në vend si dhe për dinamikën e realizimit të projekteve të cilat janë të financuara nga fondet IPA në disa pjesë të komunave.

Në takim morën pjesë edhe nënkryetari i partisë Vllado Misajllovski dhe sekretari ndërkombëtar Stefan Andonovski.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky