Agjencia Zhurnal.mk.

Micotakis: Edhe pse nuk isha dakord me Marrëveshjen e Prespës, duhet ta respektoj, tani të njëjtat kërkesa ekzistojnë edhe nga qeveria e re në Shkup

Athinë, 11 maj – Shpresoj se ato gjëra që u dëgjuan para zgjedhjeve, nuk do të jenë qëndrim zyrtar i Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut pas zgjedhjeve, sepse nëse kjo ndodh do të kemi probleme, deklaroi kryeministri i Greqisë, Kirjakos Micotakis në intervistën për televizionin grek Alfa.

Micotakis sqaroi se edhe ai si opozitë nuk u dakordua me Marrëveshjen e Prespës, por tani duhet ta respektojë në kuadër të vazhdimësisë së shtetit dhe theksoi se të njëjtën gjë duhet ta bëjë edhe Qeveria e re.

Theksoi se “me shqetësim” i ndjek deklaratat e zyrtarëve të VMRO-së, por edhe se “me interes të madh” e pret qëndrimin zyrtar të kryeministrit të ri për të parë “se si do t’i referohet emrit të vendit të tij”.

“Dua të jem i qartë. Unë personalisht nuk kam qenë dakord me Marrëveshjen e Prespës, ndërsa veçanërisht me termat “kombi maqedonas” dhe “gjuhë maqedonase”. Por, e pranova Marrëveshjen në kuadër të vazhdimësisë së shtetit dhe kuptova se, pavarësisht mospajtimit tim me Marrëveshjen, duhet ta respektojë. Të njëjtat kërkesa ekzistojnë edhe tani nga udhëheqësia e Maqedonisë së Veriut. Le të jemi të durueshëm. Dua të shpresoj që ato gjëra që u dëgjuan para zgjedhjeve, nuk do të jenë qëndrimi zyrtar i qeverisë së re pas zgjedhjeve, sepse nëse kjo ndodh do të kemi probleme”, tha Micotakis. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky