Agjencia Zhurnal.mk.

Microsoft do të pezullojë 10.000 vende pune si pjesë e përgatitjeve për recesion

Korporata Majkrosoft ka publikiar sot se do të shkurtojë 10.000 vende pune si pjesë e përgatitjeve për recesion dhe me qëllim që të kursejë 1.2 miliardë dollarë. Pushimet nga puna janë shumë më të mëdha se ulja e shpenzimeve që Majkrosoft e bëri vitin e kaluar, ndërsa aksionet e kompanisë ranë për rreth 1 për qind.

“Vala tjetër e madhe në industri do të jetë zhvillimi i inteligjencës artificiale”, tha drejtori ekzekutiv i Majkrosoft Satja Nadella, duke shtuar se pushimet nga puna do të preknin më pak se pesë për qind të fuqisë punëtore të kompanisë dhe se Majkrosoft do të vazhdojë të punësojë në pozicione “strategjike”.

Majkrosoft do të shpenzojë rreth 1 miliard dollarë për pushime nga puna, pasi punonjësit e pushuar që kanë të drejtë të punojnë në SHBA do të marrin kujdesin shëndetësor dhe të drejtat e aksioneve për gjashtë muaj.

Related posts

Teknologjia e re e inteligjencës artificiale e Google që “mund të gjejë syzet e humbura”!

D V

Për të qenë të qartë: TikTok dallon përmbajtjen e krijuar nga Inteligjenca Artificiale

D V

Vjen GPT-4o – çfarë thotë për këtë risi Mira Murati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky