Agjencia Zhurnal.mk.

Mijëra persona marrin pjesë në paradën e Ditës së Shën Patrikut në Japoni

Mijëra persona morën pjesë të dielën në paradën e Ditës së Shën Patrikut në qendër të Tokios, me muzikë, vallëzime dhe marshime për të festuar trashëgiminë e kulturës irlandeze.

Pjesëmarrësit mbanin rroba jeshile dhe përshëndesnin spektatorët që valëvisnin flamuj irlandezë.

Doire Myler, drejtues i Rrjetit Irlandez të Japonisë thotë se aktiviteti i së dielës është kulmim i një historie të gjatë marrëdhëniesh të mira mes Irlandës dhe Japonisë. Ai tha se ka grupe të shumta të përfshira në aktivitetet e komunitetit irlandez në mbarë Japoninë.

Rrjeti irlandez i Japonisë ka anëtarë irlandezë dhe japonezë që synojnë promovimin e kulturës irlandeze në Japoni.

Parada e Tokios për Ditën e Shën Patrikut ishte aktiviteti më i madh i organizuar të dielën në Tokio, por festime të ngjashme u mbajtën edhe në qytete të tjera si Nagoya dhe Chiba.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky