Agjencia Zhurnal.mk.

Mijëra të evakuuar dhe më shumë të lënduar në zjarret në Kaliforni

Në zjarrin pyjor, që është duke u përhapur me shpejtësi në Kaliforninë e Veriut, janë lënduar disa persona dhe janë shkatërruar disa shtëpi ndërsa mijëra banorë janë detyruar të evakuohen, gjë që i ka bllokuar rrugët në fillim të fundjavës festive në SHBA, njoftojnë mediat amerikane.

Zjarri, i quajtur Mill, dje shpërtheu në pronën e fabrikës që prodhon lustra dhe shpejtë i përfshiu shtëpitë në lagjen e afërt Linkoln Hajts, duke shkaktuar urdhër evakuimi të mijëra personave, kumtuan autoritetet lokale në qytetin Uid.

Urdhrat për evakuim kishin të bënin me të gjithë qytetin Uid dhe bashkësitë e afërta me liqenin Shastina dhe Exhvud dhe përfshijnë popullatë prej rreth 7.500 persona.

Zjarri i ndihmuar nga erërat me shpejtësi prej 56 kilometra në orë, deri mbrëmë i shkatërroi 10 kilometra katrorë tokë.

Shumë vende në atë rajon kanë ngelur pa energji elektrike. Rreth 9.000 konsumatorë, prej të cilëve pjesa më e madhe janë në Uid, dje në mesditë u goditën nga shkyçja e energjisë elektrike, kumtoi elektrodistribuesi lokal, duke shtuar se vendimi është pasojë e zjarrit, transmetojnë mediat amerikane.

Shërbimi i zjarrfikësve kumtoi se në zjarr janë disa të lënduar.

Edhe në në Kaliforninë Jugore, zjarrfikësit vazhduan dje të luftojnë dy zjarre të mëdha pavarësisht kushteve të rrezikshme të motit, dhe shtatë persona u trajtuan nga probleme të shkaktuara nga i nxehti.

Mediat amerikane potencojnë se në zjarre janë shkatërruar dy objekte, ndërsa të gjitha urdhrat për evakuim janë hequr.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky