Agjencia Zhurnal.mk.

Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Gjykata Kushtetuese e Kroacisë mbajti sot një konferencë për media, ku kryetari i këtij institucioni, Miroslav Sheparoviq, tha se për shkak të sjelljes së tij, Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për kryeministrin e ri të Kroacisë, edhe nëse ai jep dorëheqje nga posti i presidentit.

“Më 18 mars, Gjykata Kushtetuese e paralajmëroi Milanoviqin se kandidatura e tij në listën e cilësdo parti apo listë dhe emërimi i tij si kandidat për kryeministër është i papajtueshëm me kompetencat si president. Ai u paralajmërua se duhet të japë dorëheqje nëse vendos të kandidojë. Gjykata Kushtetuese njoftoi presidentin dhe SDP-në që të ndalojnë aktivitetet që janë në kundërshtim me Kushtetutën”, tha në fillim Sheparoviq, raporton index.hr.

Gjykata Kushtetuese konstaton se SDP-ja ka vepruar sipas paralajmërimit të Gjykatës Kushtetuese, tha Sheparoviq.

“Milanoviq ka shkelur Kushtetutën. Ai jo vetëm që nuk iu bind vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por edhe u vendos në pozitën e pjesëmarrësit në zgjedhje. Gjatë gjithë fushatës ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën”, thonë ata.

Gjykata Kushtetuese konstaton se me deklaratat e tij, presidenti kroat, pa dhënë më parë dorëheqje, vendosi veten në një pozitë ku nuk mund të jetë mandatar apo kryeministër, tha Sheparoviq.

Ai tha se nëse është e nevojshme, Gjykata Kushtetuese do të marrë një vendim të veçantë.

“Ai tani është president, por edhe që siç ka deklaruar edhe vetë është mandatar. Sipas kushtetutës presidenti ia beson mandatin kujtdo që në bazë të konsultimeve i ka numrat. Ai nuk mund të marrë pjesë njëkohësisht në konsultimet në të cilat do të ishte edhe president dhe mandatar i ardhshëm”, tha Sheparoviq.

Sipas numërimit zyrtar të votave, HDZ e Andrej Plenkoviqit ka mposhtur aleancën e krahut të majtë të qendrës që udhëhiqet nga presidenti popullist Zoran Milanoviq dhe partia e tij Social Demokratike (SDP).

Nga votat e numëruara, komisioni zgjedhor tha se HDZ ka fituar 61 vende në parlamentin me 151 vende, ndërsa SDP ka siguruar 42 të tilla.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky