Agjencia Zhurnal.mk.

Miliarderi dibran nga Amerika, Selim Rusi përkrah Koalicionin VLEN: Është koha për “Ndryshim”!

SHBA, 6 maj – Pak ditë para zgjedhjeve për koalicionin VLEN ka ardhur një mbështetje nga SHBA-të.

Bëhet fjalë për filantropin dhe miliarderin dibran nga Nju Jorku, Selim Rusi i njohur si Sal Rusi, përcjell INA.

Ai është takuar me veprimtarin Ibrahim Kolari dhe bashkërisht kanë shprehur shpresën për “Ndryshim” më 8 maj, duke i dhënë mbështetje koalicionit VLEN.

“Era e Ndryshimit i kaloi Oqeanet! Ndryshimit që VLEN i bashkangjitet edhe bashkëqytetari jonë z.Selim Rusi. Diaspora,eshte Lokomotiva e Ndryshimit. VLEN!”, ka njoftuar biznesmeni dhe aktivisti dibran Ibrahim Kolari përmes një porosie në rrjetet sociale.

Selim Rusi i njohur si Sal Rusi është një nga biznesmenët e suksesshëm shqiptar në SHBA, lobues për çéshtjen shqiptare, bashkëfinancues i fushatave të kandidatëve për presidentë në SHBA, siç ishte fushata e Hillary Clinton. Takimet e veçanta me Donald Trump si president, por edhe lobues dhe mbështetës i shumë eventeve për çështjen shqiptare në diplomaci, kulturë dhe art. Ai është djali i veprimtarit Turan Rusi.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky