Shkup, 7 shkurt – Ministri i punëve të jashtme i Bullgarisë, Nikollaj Milkov, deklaroi se Shkupi po i minon përpjekejt për avansimin e marrdhënieve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, transmeton Zhurnal.
“Përpjekjet për ndërtimin dhe qetësimin e marrdhënieve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë u minuan me disa veprime konkrete të autoriteteve në Shkup, të cilat nga arsye të pakuptimta, e duke i shkelur garancat e dhëna më parë, nuk lejuan homazhe ndaj Goce Dellçevit”, tha ministri Milkov.
Deklarata e tij ishte lidhur me situatën rreth shënimit të ditëlindjes së Goce Dellçevit më 4 shkurt në Shkup./Zhurnal.mk




