Agjencia Zhurnal.mk.

Mini-roboti ‘origami’ do të mund të përdoret për shpërndarjen e medikamenteve brenda trupit të pacientëve

Mund të tingëllojë si ngjarja e filmit “Fantastic Voyage”, por që së shpejti mund të kthehet në realitet mundësia që robotët e vegjël të udhëtojnë dhe shpërndajnë medikamente brenda trupit të njeriut.

Studiuesit në Universitetin e Stanford kanë krijuar një “millirobot”, i cili mund të rrotullohet e edhe të notojë në mënyrë që të futet brenda hapësirave të ngushta.

Makineria e vogël sa maja e gishtit, është inspiruar nga arti japonez origami i palosjes së letrave, dhe do të mund të kontrollohet me përdorim të magneteve, dhe që mund të bartë dhe dërgojë medikamente direkt tek një tumor, mpiksje gjaku, infeksion ose tek ndonjë vend ku ka dhimbje.

Sipas studiuesve milliroboti do të mund të bëjë revolucion në mjekës, duke zëvendësuar kështu pilulat dhe injektimit ndër-venoze të cilat edhe mund të shkaktojnë efekte anësore.

Milliroboti i ri ka madhësi prej vetëm 7.8 milimetrave dhe përbëhet prej një pllake magnetike.

Related posts

Teknologjia e re e inteligjencës artificiale e Google që “mund të gjejë syzet e humbura”!

D V

Për të qenë të qartë: TikTok dallon përmbajtjen e krijuar nga Inteligjenca Artificiale

D V

Vjen GPT-4o – çfarë thotë për këtë risi Mira Murati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky