Shkup, 11 janar – Sllavjanka Petrovska është propozim i mandatarit Dimitar Kovaçevski për ministre të re të mbrojtjes. Ajo duhet ta zëvendësojë ministren e deritanishme Radmilla Shekerinska, e cila vendosi të tërhiqet.
Petrovska në të kaluarën ka qenë pikërisht bashkëpunëtore e Shekerinskës në Sekretariatin për çështje evropiane, në periudhën 2003-2006, kur Maqedonia fitoi statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.
Nga viti 2006 deri në vtin 2015, Petrovsa ka punuar në Kuvend në dy pozita të ndryshme. Filimisht ka qenë në sketorin për bashkëpunim ndërkombëtar, e pastaj edhe në Sektorin për përkrahje të Këshillit Kombëtar për Eurointegrime, transmeton Zhurnal.
Pozita më e lartë që ka ushtruar deri tani Petrovska, ka qenë pozita e zëvendës-ministrit teknik për punë të brendshme në qeverinë teknike në vitin 2020, kur ministër teknik ishte Çulev nga VMRO-DPMNE.
Ajo ka qenë edhe bashkëpunëtore e afërt e ministrit për punë të brendshme, Oliver Spasovski. Nga qershori 2017, deri në qeverinë teknike të vtit 2020, ajo ka qenë shefe e kabinetit të ministrit.
Në zgjedhjet e vitit 2020 Petrovska u zgjodh deputete në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.