Agjencia Zhurnal.mk.

Ministri i Jashtëm ukrainas ka një kërkesë për NATO-n: Nëse na dërgoni më shumë armë, nuk do të ketë më Bucha

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, është në Bruksel për të diskutuar me aleatët në NATO.

Gjatë një konference për media me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Kuleba tha: “se agjenda e tij është e thjeshtë, janë tri pika në rend të ditës – armë, armë dhe armë”

“Ne e dimë si duhet të fitojmë, por pa furnizimet e mjaftueshme të të gjitha llojet e armëve që Ukraina i ka kërkuar, kjo fitore do të shoqërohet me një numër të madh të sakrificave. Sa më shumë armë që pranojmë dhe sa më shpejtë që ato arrijnë në Ukrainë, më shumë jetë njerëzish do të shpëtohen. Më shumë qytete dhe fshatra do të shpëtohen, nuk do të ketë më Bucha. Mund të tingëllojë e çuditshme, por sot armët shërbejnë për të ruajtur paqen”, shtoi Kuleba.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës theksoi se vendi i tij ka nevojë për aeroplanë, mjete të blinduara dhe sistem mbrojtës kundërajror nga aleatët në NATO.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky