Agjencia Zhurnal.mk.

Ministri i Shëndetësisë mori pjesë në fillimin e fushatës “Mbjellim shëndet”

Shkup, 5 maj – Ministria e Shëndetësisë sot shënoi fillimin e fushatës “Mbjellim Shëndet” që synon restaurimin e parqeve në brendi të kompleksit të klinikave universitare.

Me këtë rast ministri Mexhiti theksoi se “në mënyrë simbolike sot filluam fushatën, duke mbjellë 100 pemë”. 

“Do të doja të falënderoja Fondacionin ‘Zaev-Një shoqëri për të gjithë’ për mbështetjen e tyre për realizimin e kësaj iniciative. Le të shfrytëzojmë këtë mundësi për të bërë së bashku ndryshim në komunitetin tonë dhe për të krijuar një të ardhme më të shëndetshme për brezat që do të vijnë.  Ju faleminderojmë të gjithëve për mbështetjen dhe le të përfshihemi të gjithë në aksionin për mbjelljen e fidaneve të reja ”, tha ministri Fatmir Mexhiti, duke shënuar fillimin e fushatës“ Mbjellim Shëndet ”.

Hapësirat e gjelbra kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit, dhe në të njëjtën kohë kanë përfitime të shumta shëndetësore për pacientët dhe personelin shëndetësor, theksohet në publikimin e Ministrisë së Shëndetësisë në Fejsbuk.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky