Agjencia Zhurnal.mk.

Ministri Mariçiq: Në interes të BE-së dhe Bullgarisë janë bisedimet për anëtarësim për RMV-në

Shkup, 4 dhjetor – Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq për intervistën e tij për Radiotelevizionin e Sllovenisë theksoi se momentalisht nevojitet angazhim i fuqishëm nga të gjithë për të nisur sa më shpejt bisedimet me Bashkimin Evropian.

“E rëndësishme është që sa më shpejt të nisin bisedimet me BE-në. Detyra jonë është të punojmë në zgjidhjen e problemit me Bullgarinë. Nga ana jonë ka gatishmëri, por kjo duhet të bazohet në respekt të ndërsjellë dhe vlera evropiane”, tha Mariçiq.

Sipas tij, në interes të BE-së dhe Bullgarisë janë bisedimet me Maqedoninë për shkak se në të kundërtën, kredibiliteti i BE-së dhe politikës së saj do të jetë në rrezik.

Në pyetjen për përparimin që qëndron në Komisionin Evropian për Maqedoninë, ministri theksoi se qeveria dhe organet gjyqësore bënë hapa të mëdhenj në sistemin gjyqësor duke pastruar gjyqësinë, duke përforcuar kriteret për zgjedhjen dhe shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky