Agjencia Zhurnal.mk.

Ministri Osmani në Turqi në Forumin Diplomatik të Antalias

Shkup, 1 mars – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani qëndron për vizitë pune në Republikën e Turqisë, me rastin e pjesëmarrjes në Forumin Diplomatik të Antalias, njoftuan sot nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Në forum, Osmani do të ketë fjalim në panelin e titulluar “Sfidat dhe mundësitë e Ballkanit” kushtuar ngjarjeve të fundit gjeopolitike në Ballkan, sfidave specifike dhe zgjidhjeve të mundshme të cilat garantojnë stabilitet dhe paqe në rajon, si dhe rolin e iniciativave rajonale dhe kontributin e tyre drejt zgjidhjeve të çështjeve të hapura.

Në margjinat e Forumit Diplomatik në Antalia, Osmani do të zhvillojë takime të shumta bilaterale me homologët e tij nga vende të ndryshme.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky