Shkup, 28 shkurt – Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali në profilin e tij në Fejsbuk njoftoi se sot është takuar me euroambasadorin Dejvid Gir dhe përfaqësuesit e delegacionit të BE-së dhe se një pjesë e temave të takimit ishin aktivitetet për avancimin e mbulimit me vaksinim kundër COVID-19 , ftesa për anëtarësim në Programin EU4Health, si dhe harmonizimi i legjislacionit në lidhje me ligjet për barnat, transplantin, kontrollin e produkteve të duhanit.Thekson se në takim u bë fjalë edhe për projektet aktuale, të cilat zhvillohen përmes Instrumenti i Asistencës së Para-Aderimit IPA 2 dhe IPA 3, të cilat ofrojnë pajisje për sektorin e shëndetësisë, si dhe aktivitetet për uljen e ndotjes së ajrit dhe aktivitetet që kanë të bëjnë me avancimin e shëndetit të popullatës në vendin tonë.Në kuadër të projektit IPA 3 parashikon avancimin e shërbimeve shëndetësore perinatale, përmirësimin e parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve jo ngjitëse, parandalimin e kancerit dhe mbështetjen për zhvillimin e shëndetit elektronik, për të cilin është përgatitur dokument veprimi për projektin e financuar nga BE për shëndetin, avancimin dhe mbrojtjen sociale dhe barazinë gjinore.“Ambasadorit Gir i shpreha falënderime për mbështetjen e vazhdueshme të BE-së që nga fillimi i pandemisë COVID-19 për sistemin shëndetësor në vendin tonë, në lidhje me pajisjet mjekësore të ofruara për përballimin e rreziqeve shëndetësore, pajisjet për mbrojtjen personale të mjekësisë, stafit, si dhe vaksinat e dërguara nëpërmjet mekanizmit Kovaks. Mbështetja e përgjithshme e përkthyer në projekte do të kontribuojë në avancimin e shërbimeve dhe diagnostikim të përmirësuar, si dhe për parandalimin dhe trajtimin e pacientëve”, ka shkruar Sali.