Agjencia Zhurnal.mk.

Ministri Spasovski në Bukuresht do të marrë pjesë në Takimin e 23-të të Komitetit të Ministrave të Konventës për Bashkëpunim Policor në EJL

Shkup, 20 qershor – Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski prej sot deri pasnesër do ta udhëheq delegacionin e MPB-së në Bukuresht, ku do të marrë pjesë në Takimin e 23-të të komitetit të Ministrave të Konventës për Bashkëpunim Policor në Evropën Juglindore me temën “Parandalimi i kontrabandës së emigrantëve dhe ndikimi i luftës në Ukrainë ndaj bashkëpunimit policor”.

Spasovski, siç informon MPB, gjatë qëndrimit të punës në Bukuresht do të realizojë disa takime dypalëshe, ndër të cilat me përfaqësuesin e Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian për Informatikë (DG Digit), Sofi Devleshuver, me zëvendëskryeministrin dhe ministër për Punë të Brendshme të Rumanisë, Marjan Katalina-Predoju dhe me drejtorin e përgjithshëm të Qendrës  për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEK), Oguz Serkan Akin. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky