Shkup, 14 korrik – Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot realizoi takim me delegacionin e Federatës evropiane të xhudos, përfaqësuar nga kryetari dhe nënkryetari, Laslo Tot dhe Hrvoje Lindi.
Ai u informua për dinamikën me të cilën zhvillohen përgatitjet për kampionatin e ardhshëm evropian i cili nga 12 deri më 14 gusht do të mbahet në vendin tonë. Ky manifestim mbahet për herë të parë në vendin tonë dhe do të përfshijë 400 konkurrentë dhe 120 të ftuar”, kumtoi MPB-ja.
Në fund të takimit ministri Spasovski dhe Tot theksuan gatishmërinë për thelimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Federatës së Xhudos së Maqedonisë së Veriut, që sipas tyre do të ishte me rëndësi të jashtëzakonshme për pjesëtarët e policisë dhe në përgjithësi, për përcorcimin, përparimin dhe begatinë e sportit. Gjithashtu, në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Federatës së Xhudos së Maqedonisë së Veriut.