Agjencia Zhurnal.mk.

Ministria e Bujqësisë fillon ekzekutimin e pagesave të subvencioneve

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka filluar procedimin e pagesave për përfituesit e subvencioneve në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2022 për çdo kulturë bujqësore.

Vlera e proceduar për pagesë është 5,161,966.81 €, ndërsa numri i bujqve që do t’i përfitojnë këto mjete deri më tani është 3,901.

“Duke qenë se afati për sasinë e dorëzuar të grurit është data 2 shtator, edhe pagesën për sasinë e dorëzuar të grurit në vlerën 0.03 €/kg MBPZHR – AZHB do ta bëjë pas kësaj date si pagesë e veçantë për të gjithë aplikuesit e grurit që dëshmojnë sasinë e dorëzuar të grurit duke u bazuar në kriteret e parapara me Programin e Pagesave Direkte 2022, konkretisht Udhëzimin Administrativ Nr.02/2022, pas kësaj date”, thuhet në njoftimin e MBPZHR.

Dëshmia për sasinë e dorëzuar të grurit dorëzohet në Drejtoritë Komunale për Bujqësi në Komunat përkatëse deri më 02 shtator 2022 në ora 16:00.

Theksojmë se në kuadër të Programit për Pagesa Direkte për vitin 2022 kanë aplikuar 28,834 fermerë, ndërsa ju njoftojmë se Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë po vazhdon shtypjen e vendimeve, proces ky të cilin do ta realizojnë deri në përfundimin e pagesave për të gjithë përfituesit.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky