Agjencia Zhurnal.mk.

Ministria e Drejtësisë do të instalojë IKT pajisje në pesë gjykata themelore

Shkup, 2 mars – Ministria e Drejtësisë paralajmëroi se prej sot fillon me procesin e instalimit të IKT pajisjes në pesë gjykata themelore, si pjesë e Planit operativ për digjitalizim të gjyqësisë.

Me këtë rast sot në Gjykatën Themelore në Kavadar në orën 13:00 do të mbahet ngjarje në të cilën do të mbajnë fjalim ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançeski, shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Klemens Koja dhe kryetari i Këshillit për koordinim të IKT-së në gjyqësi dhe kryetar i Gjykatës Themelore në Kavadar, Lazar Nanev.

“Ngjarja mbahet në organizim të Ministrisë së Drejtësisë në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup dhe Shoqatën e të drejtës penale dhe kriminologji në Maqedoni”, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky