Agjencia Zhurnal.mk.

Ministria e Financave “godet” Çairin, çfarë faji i kanë politikës banorët e kësaj komune?

Shkup, 9 janar – Komuna më e madhe me shumicë shqiptare në qytetin e Shkupit, Çairi, kohën e fundit po përballet me një “egërsi” të vërtetë të pushtetit ekzekutiv. Politika nuk po zgjedh mjete për të “goditur” këtë komunë, duke vazhduar anashkalimin e saj, që ka qenë dukuri dekada me radhë gjatë momnizmit dhe pas rënies së monizmit, kur pjesët e Shkupit që përbëjnë komunën e sotme Çair kanë qenë të lëna pas dore dhe të përjashtuara nga çdo investim i rëndësishëm. Pas themelimit të komunës Çair në kufijt e sotëm, pati një përmirësim, mirëpo politika “represive” si duket është rikthyer.

Një shembull, por jo i vetmi, është ai i bulevardit “Cvetan Dimov”. Për rregullimin e kësaj arterie kryesore të Çairit u ndanë mjete në pjesën e parë të këtij viti, por ato janë marë sërish dhe janë destinuar diku tjetër edhe atë nga një ministër shqiptar, ai i financave Fatmir Besimi.
Mjetet që ishin paraparë për nisjen e procedurës së projektit, janë marrë dhe janë orientuar për shlyerjen e një dënimi që ka patur Qyteti i Shkupit. E këtë e ka bërë Ministria e Financave, thotë kryetarja e Shkupit Danella Arsovska, duke u distancuar nga përgjegjësia, ka raportuar TV21.

“Në buxhetin e vitit të kaluar kanë ndarë një shumë të mirë të mjetëve që ishte në pjesën e realizimit, që për shkak të kontesteve të të tjerëve, që Qyteti duheshte t’i paguaj këtë vit, u desht të thithen mjetet nga ky projekt. Ne nuk e bëjmë këtë, por Ministria e Financave, e cila kur has në bllokadë, marrin mjete nga procedura ku ka më së shumti ose kanë ndonjë algoritëm që u tregon prej ku të marrin mjetet”, tha Arsovska.
Si duket nga Qyteti i Shkupit nuk ka disponim për zgjidhjen e kaosit në trafik që krijohet në këtë rrugë. Të paktën kështu shprehet i pari i Çairit, Visar Ganiu, duke treguar se Arsovska nuk u është përgjigjur në asnjë mënyrë për problemin e lartpërmendur.

“Jemi me një farë mjegulle, të cilën ajo e shfrytëzon, dëshiron të blejë kohë dhe shihet se qëllimi primar është që të mos e rregullojë rrugën Cvetan Dimov. Përndryshe punët shkuan shumë mirë deri në fazën kur u desht të zgjidhet operatori për eksproproim të objekteve që janë në vijën e projektit, në bulevardin Cvetan Dimov”, u shpreh Ganiu.
Ndryshe, problemi me kaosin në rrugën “Cvetan Dimov” të njohur si rruga e “Jahja Pashës” parashihet të zgjidhet me projekt të përbashkët mes Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Çairit, por ky bashkëpunim deri më tani në terren nuk ka ndryshuar asgjë. Ky problem shumëvjeçar, nuk ka arritur të zgjidhet edhe gjatë mandatit të kryetarit paraprak të Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, i cili gjatë orës policore në bashkëpunim me komunën, vendosi një mur ndarës, me qëllim që të mos lejohet automjetet të kthejnë në mes të rrugës dhe të mos kalojnë qytetarët në vende ku nuk ka viza të bardha. Muri, sipas paralajmërimit ishte zgjidhje e përkohshme, por zgjidhja e tillë nuk është ndryshuar, ndërkaq kaosi vazhdon, sidomos në oraret kur qytetarët shkojnë dhe vijnë prej pune.

Në maj të vitit 2023 këshilltarët e Qytetit të Shkupit kanë votuar për ndarjen e 140 milionë denarëve për fillimin e punimeve rreth ndërtimit të rrugës “Cvetan Dimov”. Derisa nuk po gjendet zgjidhje pët këtë rrugë, qytetarët po e vuajnë kaosin që shkaktohet në këtë pjesë ku të paktën duhen 20 minuta për ta kaluar. E tham edhe më lartë, po e përsërisim edhe një herë se mjetet për buevardin “Cvetan Dimov” nuk janë “goditja” e vetme që ekzekutivi u ka dhënë banorëve të Çairit.

Përveç për rrugën “Cvetan Dimov”, Qyteti i Shkupit nuk jep përgjigje edhe për sinjalizimin e disa rrugëve, posaçërisht për rrugën ”Ferid Murad” një prej rrugëve më të frekuentuara dhe ku disa herë ka pasur aksidente me pasoja fatale. Parashtrohet pyetja se çfarë faji i kanë banorët e Çairit pushtetit ekzekutiv dhe atij të qytetit të Shkupit, që të “goditen” vazhdimisht kur janë në pyetje mosrealizimi i investimeve në komunën e tyre? Kush e ka në shënjestër Çairin dhe pse? Athua në këtë mënyrë politika po ia kthen Çirit kontributin që ka dhënë? Këto pyetje presin përgjigje. Edhe atë jo vetëm përgjigje me fjalë e me shkrim, por përgjigje me vepra. Sa më shpejtë të kthehen mjetet për bulevardin “Svetan Dimov”, sa më shpejtë të ndahen mjetet e nevojshme për shkollat e kësaj komune, sa më shpejtë të parashihen mjetet e nevojshme për zgjidhjen e çëstjeve tjera që tangojnë këtë komunë. Banorët e Çairit jetojnë në kryeqytet dhe meritojnë që kushtet t’i kenë si banorë kryeqyteti! Ata vështirë se do e durojnë edhe më gjatë këtë sjellje të pushtetit ndaj tyre!/Zhurnal

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky