Agjencia Zhurnal.mk.

“Ministria e Punëve të Brendshme “kioskë” për pasaporta dhe shtetësi për kriminelët”

Shkup, 11 nëntor – Në vendin tonë është dashur të kalojnë tre dekada, e shumë përpjekje deri në sjelljen e një ligji përmes të cilit mund të pajisen me shtetësi edhe qytetarët shqiptarë. Kjo në shikim të parë të krijon përshtypjen se kemi të bëjmë me një shtet në të cilin siguria është mbi nivel, me çka fjalën “i rrezikshëm për vendin” e kanë në maje të gjuhës kur bëhet fjalë për nënat shqiptare që kanë kaluar të 60-tat. Por, që nuk ju bëhet vonë të pajisin me nënshtetësi kriminel, të kërkuar, njerëz që përballen me drejtësinë në shtetet e tyre, njerëz që janë të sanksionuar nga SHBA-ta, e kategori të ndryshme. Thënë ndryshe në Maqedoninë e Veriut secili e secila mund ta fitojnë shumë lehtë shtetësinë, duke plotësuar vetëm një kriter, “të mos jesh shqiptar”, shkruan Zhurnal.

Një mega skandal sot është zbuluar nga partia opozitare, Aleanca për Shqiptarët, të cilët edhe dolën me një konferencë për shtyp duke bërë thirrje ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovskit, për dorëheqje morale, pas një informate se i është dhënë nënshtetësi një politikani rus i cili kërkohet nga Ukraina. Ai është arratisur dhe gjendet madje edhe në listën e sanksioneve të SHBA-ve ndërsa sipas ASH-së, ai është bërë me nënshtetësi të Maqedonisë së Veriut.

Bëhet fjalë për Aleksander Onishçenko, ish deputet në parlamentin e Ukrainës. Ai kishte ikur në vitin 2016 pasi kundër tij ishte hapur një hetim për pastrim të parave. Atij asnjë vend nuk i ka ofruar mbrojtje ligjore. Onishçenko është në listën e urdhër-arresteve të Ukrainës që atëherë dhe që nga janari 2021 ai është gjithashtu në listën e sanksioneve të SHBA-ve si “anëtar i rrjetit rus për ndikim në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve” të vitit 2020 që ka tentuar të sabotojë fushatën e Presidentit Biden.

Aleksander Onishçenko është një ish-deputet i parlamentit të Ukrainës, i afërt me ish-presidentin Viktor Janukoviç, një kukull e Vladimir Putinit. Onishçenko u largua nga Ukraina në vitin 2016 pasi komisioni ukrainas kundër korrupsionit hapi hetim ndaj tij për pastrim parash dhe korrupsion. Ai është në ekzil që atëherë dhe asnjë vend perëndimor nuk i ka ofruar mbrojtje ligjore. Onishçenko është në listën e urdhër-arresteve të Ukrainës që atëherë dhe që nga janari 2021 ai është gjithashtu në listën e sanksioneve të SHBA-ve si “anëtar i rrjetit rus për ndikim në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve” të vitit 2020 që ka tentuar të sabotojë fushatën e Presidentit Biden.

Pas futjes në listën e sanksioneve amerikane, Onishçenko menjëherë ka aplikuar për shtetësi të Maqedonisë së Veriut, në përputhje me nenin 11 të Ligjit për Shtetësinë që ka të bëjë me dhënien e shtetësisë në bazë të kritereve sportive. Onishçenko është një sportist i kërcimit me kalë dhe tani përfaqëson vendin tonë në garat ndërkombëtare. Shtatëmbëdhjetë muaj pas aplikimit nga ana e Onishçenkos, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 44-të të datës 31 maj 2022, nëpër terr dhe pa raportuar për këtë vendim, i ka dhënë shtetësinë oligarkut rus.

Ministria e Punëve të Brendshme “kioskë” për pasaporta dhe shtetësi për kriminelët-

Kujtojmë që, vitin e kaluar me pasaporta janë pajisur 215 persona, 214 prej të cilëve janë shtetas të huaj. Në mesin e atyre që kanë marrë pasaporta maqedonase janë edhe anëtarë të grupeve kriminale ndërkombëtare dhe karteleve të drogës, të cilët për një pasaportë kanë paguar deri më 20 mijë euro.

Maqedonia e Veriut shtet i cili nuk i njeh qytetarët e vendit, këtë e ka dëshmuar me zvarritjen e shkaktuar për mos dhënien shtetësisë. Me mijëra qytetarë e pjesa më e madhe prej tyre shqiptarë janë endur institucioneve me vite të tëra duke kërkuar të drejtën e tyre elementare nënshtetësinë. Personat që jetojnë në Maqedoninë e Veriut dhe që nuk kishin shtetësi lirshëm mund kategorizoheshin si persona të “padukshëm”. Këta janë përballur me probleme në çdo hap që e kanë bërë, meqë jetojnë në këtë vend ata janë shfrytëzuar si taksa pagues por në shkëmbim të këtij shfrytëzimi nuk kanë marr trajtimin e duhur.

Në ndihëm që qytetarëve pa shtetësi dolën partitë opozitare atë kohë Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, kjo e fundit tani është pjesë e qeverisë. Këto dy parti që ishin në koalicion iniciuan një nismë për ndryshimin e ligjit, mbi bazën e të cilit sigurohet shtetësia në Maqedoninë e Veriut, që është dashur të bllokohet puna në Kuvend për një kohë të gjatë deri në miratimin e këtij ligji.

Pra, institucionet e vendit kanë shprehur një rezistencë ndaj ligjit për pajisje me shtetësi qytetarët shqiptarë, ndërkaq tregohen “humanitarë” për t’i pajisur me pasaporta e shtetësi kriminelet dhe personat që kanë probleme në shtetet e tyre. /Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky