Agjencia Zhurnal.mk.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza thotë se mbi 30 mijë persona janë vrarë nga fillimi i luftës

Nga ministria e Shëndetësisë në enklavën e rrethuar të Rripit të Gazas, është bërë e ditur se mbi 30 mijë palestinezë janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit, që filloi më 7 tetor, shkruan CNN.

Këto shifra të larta tregojnë gjendjen e tmerrshme në këtë pjesë, ku si rezultat i bombardimeve të vazhdueshme nga ana e ushtrisë izraelite janë zhvendosur shumica e popullatës, duke u krijuar një krizë humanitare.

Në anën tjetër, Izraeli është duke u ballafaquar me presion global për t’i dhënë fund konfliktit, por fushata e këtij vendi në Gaza vazhdon të mbetet në fuqi.

Shtetet e Bashkuara kanë propozuar “një armëpushim të përkohshëm” në Kombet e Bashkuara, por në anën tjetër ka vënë veto për t’i dhënë fund menjëherë konfliktit.

Shifrat e të vdekurve shfaqin frikën për vuajtje tjera në Rafah, në jug të këtij qyteti, ku më shumë se 1 milion palestinezë janë strehuar – e Izraelit pritet të fillojë një ofensivë të re.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky