Agjencia Zhurnal.mk.

Miratohet Udhëzimi administrativ për të Drejtat dhe Ofrimin e Shërbimeve për Mbrojtjen e Fëmijës

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projekt-udhëzimit Administrativ për Bashkëpunimin e Strukturave dhe Mekanizmave Institucional me Organizatat Jo Qeveritare për Realizimin e Politikave për të Drejtat dhe Ofrimin e Shërbimeve për Mbrojtjen e Fëmijës, raporton Ekonomia Online.

Ministrja Albulena Haxhiu, ka thënë se përmes këtij Projekt-udhëzimi përcaktohen mënyrat e bashkëpunimit. Ajo ka thënë se kështu do të sigurohet zbatim i plotë i politikave.

“Ky Projekt- udhëzim ka të bëjë me Bashkëpunimin e Strukturave dhe Mekanizmave Institucional me Organizatat Jo Qeveritare për Realizimin e Politikave për të Drejtat dhe Ofrimin e Shërbimeve për Mbrojtjen e Fëmijës. Përcakton mënyrat e bashkëpunimit, në mënyrë që të sigurojmë zbatimin e plotë të politikave”, ka thënë ministrja Haxhiu në mbledhjen e Qeverisë.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky