Agjencia Zhurnal.mk.

Mishell: Ukraina mund të anëtarësohet në BE në vitin 2030

Kryetari i Këshillit Evropian, Sharll Mishell deklaroi se Ukraina mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian në vitin 2030 “nëse të dyja palët i kryejnë detyrat e tyre të shtëpisë”. 

“Ukraina dhe vendet e tjera kandidate duhet të zbatojnë reforma, të luftojnë kundër korrupsionit dhe t’i përmbushin kërkesat ligjore. Ne në BE duhet ta kemi të qartë se çka duam të arrijmë bashkë, cilat janë prioritetet tona dhe në çka duam të shpenzojmë para. Edhe ne duhet t’i përshpejtojmë proceset tona të vendimarrjes”, deklaroi Mishell në intervistë për “Shpigel”. 

Ai paralajmëroi se vendet e Ballkanit Perëndimor 20 vite presin të hyjnë në BE, për çka aty rritet ndikimi i Rusisë dhe Kinës. 

“Ukraina e prosperuar dhe e sigurt është në interes të Evropës. Këmbëngulja e tyre e fundit drejt Rusisë tregoi se Ukraina i takon BE-së”. Edhe atë së shpejti, një ditë. Kjo do të dëshmojë se BE-ja është e aftë për veprim gjeopolitik”, tha Mishell. 

Kur një reporter i gazetës gjermane vuri në dukje se SHBA-ja kishte dhënë deri më tani më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën sesa të gjitha vendet e BE-së së bashku, Mishell tha se “ky nuk është një konkurs” dhe se, duke parë prapa, pak do të kishin pritur që BE-ja t’i furnizonte Ukrainës armë me vlerë me miliarda euro. Ai shtoi se ndikimi gjeopolitik nuk matet gjithmonë vetëm me fuqinë ushtarake. Ai tha gjithashtu se ka nevojë urgjente për të negociuar migrimin me vendet jashtë BE-së dhe se kjo temë do të jetë në agjendën e samitit joformal në Granada.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky