Agjencia Zhurnal.mk.

Misteri për shëndetin e Erdogan: A pësoi infarkt live në emision presidenti turk?

Sa i sëmurë është realisht Recep Tayyip Erdogan? Presidenti turk është në mes të fushatës zgjedhore dhe duhet të shqetësohet për rizgjedhjen e tij pas dy javësh.

Vetëm se tani ai ka edhe probleme shëndetësore!

Të martën vonë në mbrëmje, Erdoganit iu desh të ndërpriste një intervistë të drejtpërdrejtë në televizion. Paraqitjet e mëtejshme në fushatë janë anuluar!

“Sot do të pushoj në shtëpi me këshillën e mjekëve tanë,” shkroi Erdogan në Twitter.

Në orën 20:47, një degë amerikane e televizionit shtetëror kinez CGTN postoi në papritur në Twitter se Erdogan kishte pësuar një atak në zemër dhe se gjendja e tij ishte kritike.

“Presidenti turk Erdogan pësoi një atak në zemër sot dhe aktualisht ndodhet në gjendje kritike në spital. Gruaja dhe familjarët e tij janë kërkuar të vijnë në spital”.

Se nga erdhi ky informacion, mbetet e paqartë!

Një përgënjeshtrim erdhi menjëherë nga qeveria turke, gjithashtu edhe nga Qendra për Luftën kundër Dezinformimit.

“Pretendimet e qarkulluara në disa media sociale se presidenti Erdogan ka pësuar atak në zemër dhe është shtruar në spital nuk janë të vërtetë,” thuhet në njoftim.

Zëdhënësi i qeverisë turke, Fahrettin Altun gjithashtu e mohoi qartë raportin.

“Ne hedhim poshtë kategorikisht pretendime të tilla të pabazuara për shëndetin e presidentit. Presidenti do të marrë pjesë nesër në hapjen e termocentralit bërthamor përmes një video-konference”.

Transmetuesi kinez e ka fshirë postimin e tij në Twitter.

Por lufta e nervave për gjendjen shëndetësore të Erdoganit duket se është në lulëzim të plotë.(BILD)

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky