Agjencia Zhurnal.mk.

Mitreski për problemin me patentë shoferët: Kuvendi do të ndërmerr masa urgjente

Shkup, 12 shkurt – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski, në koordinimin e rregullt të sotëm, ku marrin pjesë edhe koordinatorët e grupeve parlamentare, e ngriti çështjen e problemit me patentë shoferët dhe theksoi nevojën që Kuvendi të marrë masa urgjente, për të tejkaluar situatën e krijuar nga zbatimi i Marrëveshjes së Prespës.

Ai theksoi se ka njoftime se grupet parlamentare do të paraqesin propozime të ndryshme për ndryshime ligjore, prandaj theksoi se grupet parlamentare duhet të veprojnë në mënyrë të koordinuar që të arrihet zgjidhja më e shpejtë dhe më e mirë, e cila do të jetë në interes të qytetarët, dhe që në të njëjtën kohë nuk do të dëmtojë respektimin e akteve juridike ndërkombëtare për të cilat RMV si shtet është e angazhuar.

Mitrevski bëri të ditur se sot do të inicojë takime me ministrat e Punëve të Brendshme, Financave, Punëve të Jashtme, si dhe kreun e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve.

Njëkohësisht, Mitreski informoi se do të ketë takime “ad hoc” me koordinatorët e grupeve parlamentare me qëllim që bashkërisht të gjendet një zgjidhje për situatën.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky